Telegrafi

Futbolli rus ‘pushtohet’ nga shqiptarët (Foto)

Futbollistët shqiptarë janë duke shkëlqyer në futbollin rus dhe akt e kanë konfirmuar edhe këtë javë.

Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha janë futur në formacionin e javës në Kampionatin rus.

Dyshja e Terek Grozni, Balaj e Roshi vazhduan bashkëpunimin e tyre të mirë edhe në fitoren ndaj Uralit me rezultat 4-1.

Balaj ishte autor i dy golave, ndërsa Roshi dha një asistim dhe detyroi mbrojtësin Dinga të shënonte në portën e tij.

Kurse, Berisha u vlerësua me notën 7.7 për paraqitjen e tij në barazimin pa gola me Krasnodar.