Ronaldo Nazario da Lima Ronaldo, pronari i klubit të futbollit Real Valladolid, ka shkarkuar trajnerin Julio Baptista, me të cilin përndryshe janë miq të mirë, ndërsa ia drejtonte ekipin B të këtij klubi.
Pas deklaratave kontroverse të brazilianit dhe pas një humbjeje tjetër pas së cilës Valladolid B arriti në zonën e rënies në kategorinë e katërt, pati një ndërprerje bashkëpunimi.
Baptista kritikoi drejtuesit e klubit për shkak të futbollistëve që stërviten çdo ditë me ekipin e parë dhe luajnë për ekipin e dytë. Kjo, së bashku me rezultatet e këqija, solli vendimin për shkarkim.
Baptista, një mik personal i Ronald Nazario, është një fans i madh i bashkëkombasit të tij, por pas kritikave iu desh të largohej nga klubi me të gjithë stafin e trajnerëve.
Valladolid njoftoi se zëvendësuesi i tij është Alvaro Rubio, ish-kapiteni i klubit, i cili është pjesë e stafit të ekipit të parë që nga viti 2017.
Julio Baptista luajti për shumë klube në karrierën e tij si Real Madrid, Arsenal, Roma dhe Sevilla.
🖊️💜 Álvaro Rubio, nuevo entrenador del Real Valladolid Promesas.
El Club quiere agradecer a Julio Baptista y a su cuerpo técnico su desempeño como blanquivioletas al mismo tiempo que les desea la mejor de las suertes en el futuro.https://t.co/bsrtu4tO4M#RVPromesas pic.twitter.com/CXeCgOMsIj
— Cantera Real Valladolid (@RVcantera) November 8, 2023
Ai luajti 47 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe fitoi dy tituj të Copa America.
Pas karrierës së tij si lojtar, ai iu përkushtua trajnerit dhe që nga viti 2019 është trajner në ekipet e të rinjve dhe B të Valladolidit. /Telegrafi/