Futbolli në Gjermani do të vazhdoj rregullisht këtë fundjavë, por që ndeshjet në Bundesliga do të luhen pa tifozë.
E kjo gjë është duke i acaruar si duket futbollistët, që janë edhe të frikësuar nga pandemia coronavirus.
Në Itali dhe në Angli tanimë janë konfirmuar raste ku futbollistët janë prekur me Covid-19.
E për këtë ka shpërthyer në rrjetet sociale mesfushori spanjoll i Bayern Munich, Thiago Alcantara.
Numri gjashtë i kampionëve në fuqi të Gjermanisë ka thënë se kjo që po ndodh është një çmenduri, teksa ka gjëra më të rëndësishme në jetë se sa sporti sipas tij.
“Kjo është një çmenduri. Ju lutem ndaluni së mashtruari tregoni realitetin. Le të jemi të sinqertë, ka prioritete që janë shumë më të rëndësishme se sa secili sport”, ka shkruar Thiago Alcantara.
Federata gjermane ka njoftuar se këtë fundjavë ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, ndërsa nga 17 marsi kampionati pezullohet për një datë të papërcaktuar. /Telegrafi/
This is crazy. Please stop fooling around and land on reality. Let’s be honest, there are much more important priorities than any sport.
— Thiago Alcantara (@Thiago6) March 13, 2020