Jose Mourinho ui ka japë nga një ‘shuplakë’ të gjithë kritikëve që e bënë ata përgjegjës për tri humbjet me radhë që skuadra e tij i pësoi brenda një jave, në derbi ndaj Man Cityt, Feynoordit në Ligën e Evropës dhe me Watfordin.
Pas fitores 3-1 me Northampton në Kupën e Ligës, 53-vjeçari me stilin e tij unik, ironizoi ata që e kanë sulmuar në këtë fillim sezoni, duke i quajtur “Ajnshtajn” të futbollit.
“E di që bota është plot me ‘Ajnshtajna’. Këta “Ajnshtajna” provuan të fshinin 16 vite të karrierës sime dhe të eliminonin historinë e pabesueshme të klubit për tre rezultate negative. Por kjo është e reja e futbollit që është mbushur me ‘Ajnshtajna”, deklaroi Mourinho për MUTV, transmeton Telegrafi.
“Unë e kuptoj shumë mirë që fansat janë të zhgënjyer me rezultatet e javës së kaluar. Por unë jam i sigurt se në ndeshjen e shtëpisë me Leicesterit ata do të jenë aty për ta na mbështetur siç kanë bërë gjithmonë”, përfundoi portugezi.
Ndryshe, ‘Djajtë e Kuq’ renditet në vendin e pestë në Ligën Premier në kuotën e 9 pikëve, apo gjashtë më pak se lideri Manchester City që kryeson me pikë të plota. /Telegrafi/