Telegrafi

Fusni ngjyrat në enterier: Dhjetë divane me disa ngjyra për dhomë ndeje

Harroni ngjyrat neutrale, së paku kur është fjala për mobiliet për dhomën e ndejës dhe freskoni hapësirën me njërën ndër ngjyrat aktuale të cilat i rekomandojnë disenjatorët

Nëse keni dilemë cilën ngjyrë ta zgjidhni për divanin me tri ulëse në dhomën e ndejës, ju propozojmë të shikoni se çfarë kemi gjetur për ju, transmeton Telegrafi.

Nëse muret në shtëpinë tuaj janë me ngjyrë neutrale, nuk ka arsye të mos bëni kontrast të shkëlqyeshëm dhe të zgjidhni elementet me ngjyra të zjarrta.

Ngjyra e mjedrës, e kaltra mbretërore, e verdha e ngrohtë ose së paku kombinimi i këtyre ngjyrave janë vetëm disa prej propozimeve të cilat jua kanë propozuar disenjatorët.

Kushtoni kujdes nëse zgjidhni ndonjë prej kolltukëve apo divaneve me tri ulëse në ngjyrë të zjarrtë, që elementet përcjellëse të jenë në ndonjë ngjyrë më të shndritshme.

Në galeri ju presin 10 divane në ngjyra aktuale. Ju gjeni atë më të preferuarën për shtëpinë tuaj.

/Telegrafi/