Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se nisur një projekt të rëndësishëm për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e hapësirave publike.
“Ky proces do të përfshijë shkollat, qendrat e mjekësisë familjare, ndërtesat administrative si dhe hapësirat e hapura me qëllim që të krijohet një ambient më i pastër dhe më i sigurt për të gjithë qytetarët”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, theksohet se ky projekt është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të ruajtur shëndetin publik dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.
“Dezinfektimi do të ndihmojë në eliminimin e mikroorganizmave të dëmshëm, ndërsa dezinsektimi dhe deratizimi do të luftojnë kundër insekteve dhe gjitarëve që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Ne jemi të angazhuar për të siguruar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”./Telegrafi/