Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Naser Sekiraqa”, është vendosur shtresa përfundimtare e asfaltit dhe ditët në vijim do të bëhet edhe shënjëzimi përkatës.
Në njoftim thuhet se kjo rrugë e zgjeruar tashmë në 5.5 metra me gjatësi 400 metra e trotuar të ri rreth 1.20 metra, kanalizim të ri atmosferik dhe fekal është hapur për përdorim nga qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Sot ka filluar vendosja e shtresës së dytë të asfaltit në rrugën “Meshari” një rrugë e rëndësishme jo vetëm për komunitetin që jeton në lagjen 028 dhe 029 por edhe si rrugë transit që lidh qytetin me fshatrat perëndimore të komunës sonë”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/