Telegrafi

Fushatë arrestimesh ndaj hakerave Anonymous

Sipas burimeve zyrtare në FBI, njoftohet se të paktën 16 hakera janë ndaluar në disa shtete të SHBA-ve, të cilët po merren në pyetje, pasi dyshohen për krim kibernetik. Ndërkohë edhe katër hakera të tjerë janë shpallur në kërkim në Britaninë e Madhe.

Pasi sulmoi sistemin e kartave PayPal, grupi i hakerave Anonymous, arriti të mbyllë përkohësisht edhe shërbimet e MasterCard e Visa dhejtorin e kaluar. Ky sulm pasoi ngrirjen e parave për anëtarët e rrjetit Wikileaks. /Telegrafi/