Site icon Telegrafi

Fushata nis në Prishtinë, Podujevë dhe në Gjilan

Partitë politike sot edhe zyrtarisht do të nisin fushatën për zgjedhjet e 11 qershorit, ndonëse parafushatën si e kanë cilësuar zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e kanë nisur qysh herët.

Në këto zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këto zgjedhje garon në koalicion me AAK-në, me “Nismën” dhe me 11 subjekte të tjera të vogla, të cilat kandidat për kryeministër e kanë Ramush Haradinajn, shkruan “Zëri”.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës garon në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit, të cilave i është bashkuar Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës, si dhe Lëvizja për Drejtësi e Sylejman Çerkezit. Kandidat për kryeministër i këtyre partive është Avdullah Hoti.

Ndërsa lëvizja “Vetëvendosje” garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, kandidat i së cilës për kryeministër është Albin Kurti.

Ndryshe, koalicioni PDK-AAK-Nisma hapin fushatën zgjedhore në Prishtinë, përkatësisht në Sheshin ‘Skënderbeu’ duke filluar nga ora 15:00.

Koalicioni LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi fushatën zgjedhore e fillojnë me një tubim elektoral në Podujevë. Tubimi fillon në ora 12:00 në sallën e Sporteve.

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që tubimin e hapjes së fushatës sa të bëjë në Gjilan, në palestrën e sporteve ‘Bashkim Selishta’, duke filluar nga ora 14:00.

 

Exit mobile version