Site icon Telegrafi

Furnizimi me ujë të pijes përmes autoboteve, KRU “Mitrovica” njofton se kur dhe kur do të vendosen sot

Një autobot në Mitrovicë, i vendosur para disa ditësh

Pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” i ka njoftuar qytetarët që ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike dhe jo për konsum.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) vazhdon ta bëjë këtë rekomandim, shkruan Telegrafi.

Si rrjedhojë e kësaj situate, tash e disa ditë KRU “Mitrovica” po vendos autobote me ujë të pijshëm për qytetarët në disa lokacione.

Ujësjellësi ka bërë të ditur orarin e vendosjes së këtyre autoboteve gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, në orën 10:00 autoboti do të vendoset në sheshin “Mehë Uka” dhe tek oborri i zjarrëfikësve në lagjen “Iliridë”, në Mitrovicë.

Në orën 12:00, do të vendoset tek sheshi, tek Kalaja e qytetit në Vushtrri.

Ndërsa, në orën 10:00 autoboti do të vendoset tek sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj. /Telegrafi/

Exit mobile version