Site icon Telegrafi

FURIA Esports largohet nga skena e video-lojës Rainbow Six Siege

Themeluesi i FURIA Esports, Jaime Padua, ka njoftuar sot në Twitter largimin e ekipit nga skena konkurruese e Rainbow Six Siege.

Në TwitLonger të Jaime, ai flet për arsyet e vendimit të FURIA Esports, sipas tij, ekipi kërkon të investojë në video-lojëra që “prodhojnë adrenalinë”, kanë “një lidhje të shëndetshme midis botuesit dhe organizatave” dhe kanë një “ekosistem rreth lojës”.

Ndërsa FURIA Esports po largohet nga skena e Rainbow Six Siege, Jaime pranoi se organizata nuk po e mbyll derën për një kthim të mundshëm më vonë shkruan siegegg.

“Kjo nuk do të thotë se ne po themi se nuk do të kthehemi kurrë në lojë, pasi jemi gjithmonë të hapur për të rishikuar vendimet tona”.

FURIA Esports ishte një nga skuadrat më të mira këtë sezon, ku arritën të kualifikoheshin për dy Six Majoret fillestare të vitit – Charlotte dhe Berlin.

Për fat të keq për ekipin, pasi humbi në Six Jonkoping Major, formacioni ra nga Top16 e renditjes globale. /Telegrafi/

Exit mobile version