Site icon Telegrafi

Fundjava sjell xhiron e 10-të në Superligën e Maqedonisë, Shkëndija takohet me “rivalin e vjetër” Vardarin

Superliga e Maqedonisë së Veriut të shtunën dhe të dielën do të sjell ndeshjet e xhiros së 10-të në program. Katër ndeshje të kësaj xhiroje në program janë ditën e nesërme, ndërsa dy të tjera do të luhen të dielën.

Skuadra e Shkupit do të luajë në transfertë ndaj Tikveshit në Kavadar, ku dëshiron ta vazhdojë serinë pozitive të fitoreve me trajnerin e ri.

“Ashtu sikurse kemi punuar gjatë periudhës së fundit, jemi përgatitur mjaft mirë edhe për ndeshjen e radhës. Në klub po mbizotëron atmosferë e mrekullueshme, andaj të gjithë do të futemi në ndeshjen e të shtunës për ta fituar, pasi fitorja do të na mbajë në kreun e renditjes. Përballja me Tikveshin nuk do të jetë e lehtë, sepse janë ekip stabile dhe kanë rezultate të mira në shtëpi”, ka thënë Albert Diene nga radhët e FC Shkupit.

Ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Shkupi do të luhet nesër në Kavadar, duke nisur nga ora 14:00, ndërsa në të njejtin termin do të zhvillohen edhe tre ndeshje tjera. Skuadra shqiptare nga Ohri, Voska Sport në shtëpi do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Gostivari do të jetë mysafire e Brera Strumicës. Pjesë e programit së ditës së shtunë do të jetë edhe takimi Bregallnica – Rabotniçki.

Ndërkohë të dielën nga ora 14:00 do të luhen dy ndeshje. Shkëndija e Tetovës do të përballet me ‘rivalin e vjetër’ Vardarin në kryeqytet, përderisa kampionët në fuqi, Struga do të pret Sileksin e Kratovës.

Pas kësaj xhiroje, kampionati elitar shkon në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese për eliminatoret e Euro 2024, ndërsa rikthehet me 22 tetor me ndeshjet e xhiros së 11-të në program./Telegrafi/

Exit mobile version