Site icon Telegrafi

Fundjava nëpër Evropë

Kampionatet

Kupa e Botës për Klube: Është koha për finalen e madhe e cila pritet që ta përcaktojë kampionin ndër kontinentet. Kundër të gjitha parashikimeve, heronjtë afrikanë të TP Mazembes nga Republika Demokratike e Kongos kanë arritur në finale dhe do të përballen me kampionin e Evropës, Inter.

Liga Premier: Vetëm sa ka filluar të nxehet atmosfera në Ligën Premier dhe për këtë nuk do të luajë rol moti katastrofal, pasi që Arsenali mund të tejkalojë Manchester Unitedin kur do të luajë ndaj Stoke Cityt në shtëpi. Poashtu, vlen të përmenden këtu edhe
West Bromwich Albion që luan ndaj Wolves në derbin e Midlandsit. Blackpooli e mirëpret Tottenhamin të dielën.

Të gjithë sytë do të jenë të kthyer kah Chelsea dhe Manchester Unitedi, të cilët do të zhvillojnë të dielën derbin kryesor të javës në Evropë. Kjo është ndeshje e proporcionit momental: Blutë nuk dinë për fitore në Ligën Premier që prej më se një muaji, por kanë treguar se janë në gjendje të shmangin disfatat, ndërsa Djajtë e Kuq mezi presin të krijojnë distancë ndaj Arsenalit.

La Liga: Ndeshja më e madhe e kësaj jave në Kamionatin spanjoll zhvillohet të shtunën mbrëma kur Espanyol e mirëpret Barcelonën në derbin katalanas.

Më vonë gjatë mbrëmjes, Real Sociedadi pret Valencian. Të dielën në mbrëmje Real Madridi do të tentojë të mbajë hapin me Barcelonën kur do të presë Sevillan në krizë. Villareali fluturues do të jetë nikoqir i Mallorcas të shtunën, përderisa të dielën Atletico Madridi do të shpresojë për t’u rikthyer nga eliminimi në Europa League kur do të përballet me Malagan.

Serie A: Milani dhe Roma ndeshen të shtunën mbrëma në ndeshjen kryesore të javës së 17-të. Rossonerët do të shikojnë që me çdo kusht ta zgjerojnë epërsinë edhe ashtu të madhe në tabelë para pushimit dimëror. Juventusi udhëton në Veronë për t’u takuar me Chievon, ndërsa Napoli pret Leccen. Java mbyllet me derbin gjenovian – Sampdoria kunër Genoas.

Bundesliga: Kjo është java e fundit në Bundesliga para pushimit dimëror, që do të thotë se presioni është i lartë për rezultate të mira. Bayerni që po vuan është në rrezik në rast se dështon ndaj Stuttgartit.

Hannoveri i shkon Nurenbergut, Bayer Leverkusen mirëpret Freiburgun, ndërsa Dortmundi do të hyjë ndaj Eintrachtit me mentalitetin për ta fituar ndeshjen e tetë me radhë.

Ligue 1: Diferenca mes ekipeve në tabelë është tejet e ngushtë. Liderët e Lille përballen me Nancy të dielën, ndërsa një ditë më parë PSG ka rastin për të marrë në dorë kreun me fitoren ndaj Monacos. Bordeaux udhëton te Sochaux në tentim për të thyer tabunë e tri ndeshjeve radhazi me barazim, para se fundjava të mbyllet me derbin e madh: Marseille kundër Lyon.
 

/Telegrafi/

Exit mobile version