Fundjava në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të vjen me ndeshjet e xhiros së 12-të në program.
Kjo xhiro hapet ditën e shtunë me takimin që do të luhet në qytetin e Kratovës ndërmjet Sileksit dhe Bregallnicës së Shtipit, e cila ndeshje do të zhvillohet nga ora 13:00.
Ndërkohë, të dielën në program luhen pesë ndeshje. Vëmendja do të jetë në Tetovë dhe Gostivar, pasi të dyja qytetet do të presin përballje shqiptare. Shkëndija në Tetovë do të pret Voska Sportin, përderisa Gostivari do të jetë nikoqir i kampionëve, Struga Trim Lum.
FC Shkupi në këtë xhiro do të pret Rabotniçkin, me bardhekaltërit që dëshirojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive në kampionat dhe luftën për titullin e kampionit.
Dy ndeshjet tjera në kuadër të xhiros së 12-të që do të luhen të dielën janë edhe Vardari – Brera Strumica si dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Tikveshi. Të gjitha sfidat e xhiros së 12-të në Superligën e Maqedonisë zhvillohen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 13:00. /Telegrafi/