Telegrafi

Fulham për t’i ikur fundit, ndërsa United për vendin e katërt – formacionet zyrtare

Manchester United e ka rastin për tu futur në top 4 në rast se arrin fitore në udhëtim te Fulham.

Djajtë e Kuq janë në një formë fantastike ku në tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier kanë marrë shtatë fitore dhe një barazim.

Të udhëhequr nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, United synon të triumfojë edhe në Londër përballë Fulhamit.

Ndërkohë skuadra vendase është në kërkim të pikëve të shpëtimit dhe synon t’i befasojë Djajtë e Kuq.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Formacionet zyrtare:

Fulham: Rico, Odoi, Le Marchand, Ream, Bryan, Chambers, Seri, Schurrle, Babel, Vietto, Mitrovic.

Man Utd: De Gea, Dalot, Jones, Smalling, Shaw, Herrera, Matic, Pogba, Mata, Lukaku, Martial. /Telegrafi/