Manchester City ka bërë detyrën duke mposhtur Fulhamin në udhëtim me rezultat 0-2.
Bernardo Silva dhe Sergio Aguero realizuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë për triumfin e kampionit në fuqi.
Fitorja ndaj Fulham i rikthen kampionët në fuqi të Anglisë në krye të Ligës Premier me 77 pikë, një më shumë se Liverpooli.
E nota më e lartë në këtë takim shkoi për sulmuesin portugez Bernardo Silva që shënoi golin e parë dhe asistoi në të dytin.
Paraqitje të shkëlqyer pati edhe Sergio Aguero si dhe gjermani Ilkay Gundogan.
Nota më e dobët shkoi për sulmuesin vendas Ryan Babel që nuk u tregua fare i rrezikshëm. /Telegrafi/