Site icon Telegrafi

A ftoheni nëse flini me flokë të lagura?

Sa herë ju ka paralajmëruar nëna të mos flini me flokë të lagura sepse do të ftoheni? Por, a është vërtet e dëmshme nëse flini me flokë të lagura?

Faktikisht është! Por jo për arsyen që mendoni, transmeton Telegrafi.

Ftohti i zakonshëm kryesisht vjen si pasojë e viruseve, e jo duke pasur të ftohët fizikisht, prandaj të shkuarit në shtrat me flokë të lagura nuk do të rezultojë direkt në probleme me hundë apo me fyt.

Megjithatë, të fjeturit me flokë të lagura shkakton dëme.

Kur flokët i keni flokët të lagura, ju rrezikoni t’i dëmtoni rrënjët e flokëve dhe të shkaktoni dëme tjera duke i fërkuar ato në jastëk.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të investoni në një jastëk mëndafshi, pasi ka shumë pak fibra dhe nuk shkakton dëme kur flokët tuaja fërkohen në jastëk. /Telegrafi/

Exit mobile version