Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se FSK do të zhvillojë disa trajnime në fshatin Butovc dhe Zllatar.
Në njoftim thuhet se trajnimet do të zgjasin nga 15-17 nëntor, transmeton Telegrafi.
“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona: fshati Butovc, fshati Zllatar Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim./Telegrafi/