KRU “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar për zgjerimin e hartës së reduktimeve të ujit, si pasojë e rënies së sasisë në burime.
Reduktimet e ujit do të fillojnë nga mbrëmja e sotme, në orarin 18:00 deri në 24:00, dhe do të aplikohen edhe në fshatrat Dubovë e Madhe, Ozdrim dhe Novosellë.
Ata nëpërmjet rrjetit social Facebook kanë theksuar se reduktimet do të vazhdojnë deri në njoftimin pasardhës.
“Pasojë e rënies së sasisë në burime, nga mbrëmja e sotme, me orar nga ora 18:00 deri në 24:00, fillon aplikimi i reduktimeve të ujit edhe në fshatrat Dubovë e madhe, Ozdrim dhe Novosellë, Orari vlen deri në njoftimin e radhës”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini”, transmeton Telegrafi.
KRU “Hidrodrini” në Pejë gjithashtu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të menaxhojnë me kujdes përdorimin e ujit gjatë kësaj periudhe dhe të jenë të informuar për çdo ndryshim të mëtejshëm në orarin e reduktimeve.