Në fshatin Raushiq të Pejës, janë përfunduar së fundmi dy projekte të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës.
Këto projekte përfshijnë ndërtimin e trotuareve dhe shtrirjen e ndriçimit publik.
Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale për të njoftuar qytetarët për këtë zhvillim.
“Ndërtimi i trotuarit dhe shtrirja e ndriçimit në fshatin Raushiq”, ka shkruar Muhaxheri transmeton Telegrafi.
Me ndriçimin dhe trotuaret, banorët e fshatit Raushiq do të përfitojnë një ambient më të sigurt për të ecur dhe lëvizur.