Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë investimet në zgjerimin e ndriçimit publik në këtë komunë.
Sic njofton komuna, tashmë punimet janë duke u realizuar në fshatin Cernicë, ku dhe lokalitet do të ketë rreth 4 kilometra ndriçim publik.
Për të parë nga afër punimet të cilat po realizohen në këtë fshat, ka dalë edhe kryetari i Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se realizimi i projektit të ndriçimit publik në fshatin Cernicë, po ecën me sukses të plotë.
“Me një gjatësi prej 4 kilometrash dhe një vlerë investimi prej 130 mijë eurosh, ndriçimi publik krijon një mjedis më të sigurt për të gjithë”, tha kryetari Alban Hyseni.
Komuna njofton se ky projekt po vlerësohet si tejet i rëndësishëm për banorët e fshatit Cërnicë. /Telegrafi/