Një foshnjë e porsalindur është gjetur e gjallë, por e mbuluar me insekte dhe pickime në të trupin, pasi i kaloi dy ditë e braktisur në një zonë malore në Tajlandë.
Vajza dyditëshe kishte mavijosje në fytyrë sikurse edhe insekte që e kishin pickuar, kur u gjet në provincën Krabi, transmeton Telegrafi.
Ajo nuk kishte rroba dhe po qëndronte e shtrirë në gjethet e një fushe të mbjellë me banane. Ishin pikërisht fshatarët që e dëgjuan duke qarë dhe mbante sytë hapur.
Ata menjëherë i telefonuan policisë dhe autoambulancës, që arritën shpejtë dhe me urgjencë e dërguan për trajtim në spital.
Nga atje është bërë e ditur se pas tretmanit është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa prindërit që e braktisën akoma nuk janë kapur nga policia. /Telegrafi/