Nga: Roger Waters (albumi Dark Side of the Moon, Pink Floyd, 1973)
Përktheu: Besnik Hamiti
Frymó, frymó ajër
Mos u frikëso të ndjesh
Largohu, por mos më harro
Kërko përreth dhe zgjidh vendin tënd
Sa të jetosh e sa lart të fluturosh
Buzëqeshjet që dhuron dhe lotët që loton
Gjithë çka prek e gjithë çka sheh
Është vetë jeta që do të jetosh
Ngutu, lepur, ngutu
Vrimën gërmo, diellin harro
Dhe kur në fund të kesh mbaruar punë
Mos u ndal, gërmoje tjetrën mengadalë
Sa të jetosh e sa lart të fluturosh
Por vetëm nëse shalon valën
Balancuar në më të madhen
Herët cak do të kesh varrin.