Site icon Telegrafi

I frymëzuar nga vikingët, Haaland ndryshoi dukjen dhe dërgoi një mesazh paralajmërimi për rivalët

(Foto: Twitter/Manchester City)

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, kishte shfaqur një model të ri flokësh para rifillimit të sezonit në Ligën Premier, me një mbishkrim interesant në rrjetet sociale.

22-vjeçari, i cili nuk ishte pjesë e Kampionatit Botëror në Katar, pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, u rikthye në aksion javën e kaluar në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Liverpoolit dhe shënoi menjëherë.

Ai pritet të startojë sërish në formacionin e Pep Guardiolas kur Citizens të përballen me Leeds United të mërkurën dhe u shfaq në stërvitje me një prerje flokësh të frymëzuar nga vikingët.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Në vend të modelit të zakonshëm, sulmuesi kishte gërsheta të gjata dhe në këtë mënyrë i paralajmëroi rivalët se çfarë i pret në pjesën e mbetur të sezonit.

“Është aktivizuar modaliteti viking”, ka shkruar norvegjezi në përshkrimin e fotografisë duke u dërguar kështu një mesazh paralajmërues skuadrave kundërshtare.

Haaland është aktualisht golashënuesi më i mirë në Ligën Premier me 18 gola në vetëm 14 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Exit mobile version