Frosinone ka arritur të sigurojë rikthimin në nivelin më të lartë të futbollit italian, Serie A, pasi mposhti 2-0 Palermon në ndeshjen e dytë në Play-Off.
Ndeshja e parë e Play-Offit e zhvilluar në Palermo përfundoi me fitoren e sicilianëve me rezultat 2-1 dhe pritej një rikthim i tyre në Serie A.
Por, kështu nuk mendojë edhe Frosinone që arriti të fitojë 2-0 në ndeshjen e dytë të Play-Off dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 të sigurojë rikthimin.
Ndeshja e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, por pa arritur ta tundin rrjetën.
Në pjesën e dytë, vendasit filluan furishëm duke shënuar për 1-0 pas vetëm shtatë minutave me anë të Raffaele Maiellos.
Pas këtij goli, Palermo po tentonte të qonte lojën në vazhdime duke u mbrojtur mirë, ndërsa Frosinone po sulmonte për të gjetur golin e rikthimit.
Kur ndeshja pritej të përfundonte, kështu nuk mendoi edhe Camillo Ciano, i cili shënoi në minutën e gjashtë të shtesës duke quar epërsinë në 2-0 dhe me këtë gol ia siguroi rikthimin në Serie A skuadrës së tij.
Dy skuadrat tjera që u rikthyen në Serie A direkt nga dy pozitat e parë ishin Empoli dhe Parma. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Iprl0IP-eh4