Site icon Telegrafi

Frosinone konfirmon rikthimin në Serie A, tri ndeshje para mbylljes së sezonit

Frosinone ka fituar zyrtarisht promovimin në Serie A pasi mposhti Reggina 3-1 për të kaluar 10 pikë larg vendit të tretë me tre ndeshje para mbylljes së sezonit të Serie B.

Golat nga Gennaro Borelli, Roberto Insigne – vëllai më i vogël i ish-yllit të Napolit, Lorenzo dhe Giuseppe Caso ishin të mjaftueshëm për të mposhtur konkurrencën nga Reggina në Stadio Benito Stirpe.

Frosinone aktualisht ka 71 pikë nga 35 ndeshjet e ligës dhe vetëm Genoa e vendit të dytë, katër pikë prapa me tre ndeshje deri në fund, mund t’i pengojë ata të fitojnë titullin e ligës.

Sezoni fitues i rikthimit në Serie A është drejtuar nga trajneri Fabio Grosso, më i njohur, natyrisht, për shënimin e penalltisë së fitores së Italisë në finalen e Kupës së Botës së vitit 2006 kundër Francës.

Grosso, i cili ka pasur përvojë të mëparshme si menaxher me Juventus Primavera, Bari, Hellas Verona dhe Brescia, ka parë një përmirësim të ndjeshëm nga skuadra e tij gjatë sezonit, pasi përfundoi i nënti në Serie B në sezonin 2021/22.

Frosinone tani është vendosur për herën e tyre të tretë në ligën e parë dhe të parëm në katër vjet, pasi ranë nga kategoria në fund të sezonit 2018/19 pasi përfunduan në vendin e 19-të me 25 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version