Telegrafi

Fromacionet zyrtare: Roma dhe Napoli me disa mungesa në derbin e Serie A-së

Roma dhe Napoli i kanë publikuar formacionet zyrtare për derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin Olimpico, me dy skuadrat që kërkojnë vetëm tre pikë.

Për këtë sfidë. Giallorossët do të jenë pa Ibanez, Juan Jesus, Henrikh Mkhitaryan, Chris Smallin, Jordan Veretout dhe Nicolo Zaniolo që janë të lënduar, derisa Bruno Peres ka plotësuar numrin e kartonëve të verdh.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, napolitanët nuk mund të llogarisin në Giovanni di Lorenzon që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Amir Rrahmani, Petagna, Lobotka dhe Gholuam, janë të lënduar.

Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Diawara, Pellegrini, Spinazzola; Pedro, El Shaarawy; Dzeko

Formacioni startues i Napolit: Ospina; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens. /Telegrafi/