Telegrafi

I frikësuar për vdekje nga grabitësit që i vunë thikën në fyt – Tahith Chong i shtohet listës së futbollistëve që u sulmuan nga hajdutët

Sulmuesit e maskuar hynë në shtëpinë e një ylli të Manchester United dhe e kërcënuan me thikë teksa vodhën pasuri me vlerë mijëra eurosh.

Tre burra të veshur me maska hynë në orën 3:00 të mëngjesit ndërsa Tahith Chong ishte në gjumë – përpara se të kishte një teh thike në fytin e tij.

Grabitësit kërkuan që ai t’i dorëzonte sende, duke përfshirë bizhuteri, orë dhe çanta me para.

Lexo po ashtu Lojtarët e Ligës Premier po punësojnë ish-ushtarë për t'i mbrojtur nga bandat kriminale

Hajdutët madje u tallën me anësorin Chong për sigurinë e tij të dobët teksa kryenin bastisjen.

Lojtari i talentuar i është shtuar listës së futbollistëve që ka rënë viktimë e bandave që synojnë lojtarë të pasur në veriperëndim.

Është thyerja e pestë në shtëpinë e një ylli të United ose City në një zonë në jug të Mançesterit që nga Krishtlindjet.

Mbrëmë, një burim tha për Chong : “Ishte një përvojë e tmerrshme për të. Ai u zgjua nga sytë e tre burrave të armatosur me maska që mbanin thika në fytin e tij”.

“Ata i ndezën gjithashtu dritat dhe e urdhëruan që të ngrihej dhe t’u jepte sende, përfshirë orët. Dukej sikur ata e dinin se çfarë po bënin dhe çfarë po kërkonin”.

“Ata e dinin se kush ishte lojtari dhe po e thërrisnin me emrin e tij. Dhe ata madje i thanë atij se ai me të vërtetë kishte nevojë të përmirësonte sigurinë e tij ose rrezikonte të ndodhte përsëri”.

Lexo po ashtu Cancelo mbeti i lënduar pas një vjedhje të organizuar nga katër hajdutë në shtëpinë e tij, mbrojtësi tregon gjithçka çfarë ndodhi

“Është e frikshme. Ai mbeti jashtëzakonisht i tronditur. Banda ishte profesioniste dhe dukej sikur e kishin bërë më parë, ndoshta për lojtarët e tjerë”, ka shtuar ky burim

Policia u thirr më pas dhe thuhet se e kishte paralajmëruar lojtarin se ndërhyrës mund të kishin monitoruar rrjetet e tij sociale për atë që posedon në shtëpinë e tij.

Cak i këtyre grabitjeve ishin edhe lojtarë si, Paul Pogba, Victor Lindelof, Joao Cancelo, Jesse Lingard, Raheem Sterling në vitin e kaluar. /Telegrafi/