Ndeshja mes Fulhamit dhe Cardiffit është një nga më të komentuarat për momentin, por jo për rëndësinë e ndeshjes.
Gjatë minutë së 19-të të gjithë në stadiumin Craven Cottage mbetën pa fjalë pasi lojtari i ekipit vendas, Denis Odoi, mbeti pandjenja.
Mbrojtësi 30-vjeçar u godit në fytyrë dhe gjoks aksidentalisht nga një bashkëlojtari i tij, i cili po tentonte të largonte topin.
Odoi mbeti pandjenja, por pas ndërhyrjes nga mjekët e skuadrës për 10 minua në fushë, ai u këndell.
Por, mjekët menjëherë e dërguan në spital me oksigjeno terapi për t’u siguruar se është çdo gjë në rregull me lojtarin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2DDdPk5i5ZQ
Denis Odoi on a stretcher being taken off the field, I presume straight to hospital. He's wearing an oxygen mask and what looks like a neck brace and strapped onto the stretcher. It was really bad and I wish him a quick recovery. #FULCAR pic.twitter.com/koUdA06CzN
— stanley kwenda (@stanleykwenda) April 27, 2019