Site icon Telegrafi

FRIKË NGA DUARTROKITJET

(ose spektator i hutuar)

Poezi nga: Ahmet Selmani

Maestro
shfaqja mbaroi
por unë rri i shtangur
në vend
kam frikë të duartrokas
nuk e di ku fillojnë
e ku mbarojnë
kufijtë mes jetës e teatrit
nuk shoh asnjë pe të hollë
në mes
ah maestro
kam frikë se do të vdes
si spektator i hutuar
pa ia dhënë vetes
një përgjigje.

Exit mobile version