Kjo varësi nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga varësitë e tjera dhe për këtë arsye duhen analizuar mirë arsyet e saj.
Ja disa nga faktorët që i nxisin të rinjtë të kërkojnë shpëtim apo rrugëdalje te bota virtuale: mungesa e pritshmërive në lidhje me moshën, probleme individuale ose familjare, kërkimi i identitetit, frika nga dështimi dhe mungesa e besimit te marrëdhëniet shoqërore.
Sigurisht që prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e varësisë ndaj internetit. Nisur nga ky fakt specialistët japin këto këshilla:
▪ Mos i lejoni fëmijët të kalojnë më shumë se 1.5 orë përpara internetit pasi të kenë mbaruar detyrat.
▪ Vendoseni kompjuterin në mjediset e përbashkëta në shtëpi (në sallon, korridor, kuzhinë etj.).
▪ Përdorni programe filtrues të internetit.
▪ Forconi marrëdhëniet tuaja familjare, kaloni më shumë kohë së bashku, dëgjoni njëri-tjetrin pa qenë nevoja të ushtroni presion apo dhunë dhe përpiquni të merrni mesazhe të rëndësishme nga fëmijët tuaj.
▪ Aktivizojeni fëmijën në një degë sporti apo arti, në këtë mënyrë do ta bëni më aktiv në botën sociale.
▪ Njihuni me prindërit e shokëve të tyre të ngushtë, bashkëpunoni me ta. Ndiqni dhe miqtë e tyre virtualë dhe vendosni programe ndjekës në kompjuterin tuaj. /Telegrafi/