Site icon Telegrafi

Frika në Coronavirusi, në Itali nuk zhvillohen 42 ndeshje

Alarmi mbi rastet në rritje të Coronavirusit në Itali ka bërë që 42 ndeshje të mos zhvillohen këtë fundjavë, duke përfshirë ndeshjet në Serie C dhe Serie D.

Një konferencë për shtyp këtë mëngjes u deklarua se ka të paktën 25 raste të infektimit në rajonet Lombardi dhe Veneto, me dy persona që tashmë kanë vdekur.

Një nga të infektuarit në gjendje kritike, por të qëndrueshme është një 38-vjeçar futbollist amator për Codogno, dhe ka frikë se ai mund të ketë infektuar shokët e skuadrës apo edhe kundërshtarët.

Deri më tani, të gjitha ndeshjet e ligës amatore janë pezulluar në rajonin e Lombardisë, por kjo është përhapur edhe në Serie C (divizioni i tretë profesional) me Piacenza-Sambenedettese.

Janë anuluar disa ndeshjet edhe gjysmë-profesioniste të Serisë D, duke përfshirë Mantova-Fanfulla, Progresso-Carpaneto dhe Crema-Forli.

Disa ndeshje të ekipeve të të rinjve gjithashtu nuk zhvillohen.

“Nëse ka gara kur ka raste të konfirmuara, atëherë sporti nuk mund të zhvillohet atje”, këmbënguli Presidenti CONI (Komiteti Olimpik Italian) Giovanni Malagò.

Nuk është vetëm futbolli, pasi disa turne të basketbollit dhe volejbollit gjithashtu janë pezulluar në këto rajone. /Telegrafi/

Exit mobile version