Klubi gjerman Freiburg, ka njoftuar se mesfushori shqiptari, Amir Abrashi, ka vazhduar kontratën.
Abrashi edhe pse ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon, shkaku i problemeve fizike, vazhdon të gëzojë respekt te klubi i tij.
Shkaku i kësaj palët kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës, por nuk i kanë bërë të ditura detajet.
Amir #Abrashi hat seinen Vertrag beim #SCF verlängert ✍️
?https://t.co/q6AnS16xkE pic.twitter.com/64i7oOpiNs
— SC Freiburg (@scfreiburg) June 18, 2020
“Amir Abrashi thjesht përshtatet në mënyrë perfekt te Freiburg. Energjia që ai tregon në fushë dhe jashtë saj, është shumë e rëndësishme për ekipin tonë dhe strukturat e tij”.
“Ne jemi shumë të kënaqur që ai ka këto cilësi dhe vijon të na i vërë në dispozicion”, ka thënë Drejtori Sportiv i Freiburgut, Klemens Hartenbach.
#Streich über die Vertragsverlängerung von #Abrashi: “Amir ist ein Kämpfer vor dem Herrn, ein Mensch, der alles einbringt für die Mannschaft und in jedem Training alles reinhaut. So fordert und fördert er die Mitspieler. Ein super Typ.” pic.twitter.com/tmsstxiUwN
— SC Freiburg (@scfreiburg) June 18, 2020
Abrashi kishte kaluar te Freiburgu në verën e 2015 nga Grasshopers, ku deri tani ka zhvilluar mbi 90 takime dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/