Freiburg ka arritur të shënojë fitore ndaj Bayern Munich si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Gjermanisë për të kaluar tutje në gjysmëfinale.
Bavarezët e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar që në start, me Leroy Sane, që ishte afër golit.
Por në minutën e 19-të, u zhbllokua ndeshja, me Joshua Kimmich që asistoi te Dayot Upamecano që shënoi për 1-0.
Upamecano goal for Bayern that gave them a temporary lead vs Freiburg.pic.twitter.com/7Zr3QUeHot
— $ (@samirsynthesis) April 4, 2023
Në minutën e 27-të, Freiburg arriti të barazojë rezultatin me Nicolas Hofler që shënoi për 1-1.
What a goal by hofler against Thomas Tuchel Bayern Munich 🔥
pic.twitter.com/cdZBM8oTKb— Ebube (@EbubeCFC) April 4, 2023
Bavarezët kanë pasur raste që të shënojnë para pjesës së parë me Thomas Muller, por në të dyja rastet nuk ishte i saktë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga rastet, por që mysafirët ishin ata që shënuan fitore.
Një goli i Lucas Holer në kohën shtesë bëri që Freiburg ta fitojë ndeshjen dhe të kalojë në gjysmëfinale. /Telegrafi/