Eintracht Frankfurti ka mposhtur Nurnbergun në barazh për të qëndruar edhe për një sezon në Bundesligë.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Frankfurti mposhti Nurnbergun si mysafir në ndeshjen e dytë 0-1 për të qëndruar në rangun më të lartë të garave në Gjermani.
Haris Seferoviq shënoi golin e fitores për Frankfurtin në minutën e 66-të.