Me rezultat 2-1, Eintracht Frankfurti ka fituar përballë Bayern Munichut në Allianz Arena, në ndeshjen e javës së shtatë në Bundesliga.
Rezultati u zhbllokua pas 29 minutash lojë, kur Leon Goretzka pranoi një top nga Robert Lewandowski dhe shënoi.
Megjithatë, epërsia e bavarezëve nuk zgjati, pasi Filip Kostic harkoi nga këndi drejt Martin Hinteregger, i cili kërceu më së larti dhe realizoi me kokë (32’).
Me rezultat të barabartë, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në gjysmën e dytë, mysafirët realizuan edhe gol që rezultoi i fitores.
Djibril Sow dërgoi një pasim të shkurtë dhe të saktë drejt Filip Kostic, i cili e dërgoi në rrjetë.
Në anën tjetër, kjo ishte fitorja e parë e Eintracht Frankfurti në edicionin e ri, pas pesë barazimesh dhe një humbjeje. /Telegrafi/