Telegrafi

Frankfurti dhe Tarashaj ndalin Bayernin (Video)

Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim tek Eintracht Frankfurt.

Skuadra kampione e Gjermanisë ka qenë dy herë në epërsi por qe e ka humbur atë.

Ishte minuta e 10-të e ndeshjes, kur holandezi Arjen Robben shënoi për epërsinë 0-1.

Vendasit barazuan gjithçka dy minuta para fundit të pjesës së parë kur shënoi hungarezi Huszti.

Në pjesën e dytë bavarezët rikthyen epërsinë nëpërmjet mbrojtësit Joshua Kimmich në një gol që vendasit protestuan për pozicion jashtë lojës.

Tre minuta pas epërsisë së Bayernit, Frankfurti mbeti me një futbollist më pak në fushë kur u përjashtua Hustzi pas kacafytjes me Renato Sanchezin.

Në minutën e 70-të për Frankfurtin u inkuadrua në lojë edhe Shani Tarashaj që kishte një paraqitje mjaftë të mirë.

Ishte minuta 78-të e ndeshjes kur Chandler asistoi bukur tek Fabian i cili shënoi me gjoks për ta barazuar rezultatin.

Pas këtij barazimi Bayerni vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa Frankfurti në pozitën e shtatë me 11 pikë. /Telegrafi/