Telegrafi

Francisco Rivera i Llapit ka shënuar njërin nga golat më të mirë në botë këtë vit

Ylli meksikan i Llapit, Francisco Rivera ka shënuar një supergol gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndaj Lirisë, të zhvilluar të shtunën pasdite.

Llapi ka mposhtur Lirinë në udhëtim me rezultat 3-2 në raundin e 1/8-tës, për të kaluar tutje në çerekfinale.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kushtrim Shabani, Rivera dhe Drilon Fazliu për Llapin, ndërsa Liria shënoi me anë të Liridon Fetahaj dhe Ermir Abazit.

Lexo po ashtu Llapi, Ballkani dhe Feronikeli kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Megjithatë, goli i dytë i llapjanëve i shënuar nga Rivera ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Meksikani i Llapit ka shënuar një supergol nga gjysma e fushës, duke e zënë në huti portierin e prizrenasve.

Goli i Riveras ka hedhur tashmë kandidaturën për golin më të mirë të sezonit. /Telegrafi/