Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare premton se do të jenë “shumë agresiv” në takimin kundër Dinamo Kievit në kuadër të Ligës së Evropës.
Shqiptari gjithashtu iu përgjigj edhe trajnerit të Arsenalit, Arsene Wengerit, i cili nuk e ka llogaritë favorit në fitimin e këtij trofeu të çmueshëm.
Arsenal bosi Arsene Wenger u pyet se kush mund të fitojë Ligën e Evropën, ai nuk e kishte përmend emrin e Lazios.
“Gjëja e rëndësishme është të fitojmë sonte dhe pastaj të shohim përpara. Kam parë ekipe si Braga në finalen e Ligës së Evropës, kështu që asgjë nuk është e pamundur”.
“Do të përpiqemi të fitojmë këtë mbrëmje dhe pastaj do të dëshmojmë se gaboi Wenger”, tha Tare.
Theksojmë se takimi i parë i zhvilluar në kryeqytetin italian i Romës ka përfunduar i barabartë 2-2.
Ndryshe, Tare kohë më parë kishte deklaruar se një ditë do të dëshironte të drejtonte kombëtaren shqiptare të futbollit. /Telegrafi/