Bayern Munich ka hequr dorë nga transferimi i Adrien Rabiot.
Mesfushori francez në fund të sezonit do të largohet nga klubi i tij aktual Paris Saint Germain.
Kampionët në fuqi të Francës i kanë ofruar rinovimin e kontratës, por Rabiot ka refuzuar që të vazhdoj te klubi kryeqytetas.
Mesfushori francez është lidhur me një kalim tek skuadrat e mëdha evropiane si Tottenham, Arsenal, Liverpool, Barcelona e Bayern Munich.
Por gjiganti gjerman, Bayern Munich ka hequr dorë për të nënshkruar me mesfushorin francez.
Ka qenë e përditshmja gjermane Bild që ka raportuar se Bavarezët kanë hequr dorë nga Rabiot.
23-vjeçari ka kërkuar një pagë të lartë prej 10 milionë eurove në stinor dhe kjo ka bërë që Bayerni të heqë dorë.
Kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë nuk preferojnë të paguajnë një lojtar të ri aq shumë pasi mendojnë se prish harmoninë në klub.
Kësisoj Rabiot do të synoj kalimin në Ligën Premier pasi skuadrat angleze shpenzojnë shumë para për paga të lojtarëve. /Telegrafi/