Kanë mbetur pak orë nga fillimi i Euro 2016.
Franca në vendin e vet në Paris do të bëjë hapjen e kampionatit evropian në duelin ndaj Rumanisë.
Sigurisht që edhe pritjet që kombëtarja e Francës ta fitojë këtë takim janë shumë të mëdha, shkruan Telegrafi.
Tashmë kanë filluar edhe supozimet e analistëve për formacionet e mundshme në këtë takim.
Franca do të paraqitet me formacionin më të fortë të vetin, me Payet i cili do të startojë në sulm para Maritalit, në një sulm ku janë të pransihëm edhe Giroud dhe Griezmann.
Kante, Pogba dhe Matuidi janë tandemi i mesfushës, teksa Rami dhe Koscielny do të jenë në qendër të mbrojtjes me përkrahje në krah nga Evra dhe Sagna.
Rumania do të startojë me Chiriches dhe Grigoren në qendër të mbrojtjes dhe Sapunarun në krahun e djathtë e Razlan Rat në krahun e majtë.
Andone do të udhëheqë sulmin ku në krah janë Popa dhe Stancu.
Formacionet: