Site icon Telegrafi

Francë – Islandë, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Islandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Gjelat janë nikoqir të ishullorëve në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin H, i cili zhvillohet nga ora 20:45 në Stade de France.

Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps kërkon fitoren e radhës dhe tri pikët tjera pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Moldavisë.

Në anën tjetër, edhe mysafirët kanë fituar takimin e parë dhe synojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Kurzawa; Pogba, Kante; Mbappe, Griezmann, Matuidi; Giroud; 

Islanda: Halldorsson; Saevarsson, Ingason, Arnason, R.Sigurdsson, Magnusson; Sigurjonsson, Gunnarsson, Bjarnason; G.Sigurdsson, Gudmundsson; 

/Telegrafi/

Exit mobile version