Telegrafi

Francë – Irlandë, pjesa e parë me golin dhe statistikat (Foto/Video)

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Francë – Irlandë, e cila pati episode të panatyrshme.

Me të startuar takimi, ishte Shane Long ai që nxori një penalti pas një ndërhyrje kontraverse nga Paul Pogba.

Menjëherë në minutën e tretë ishte Roby Brady ai që ka shënuar për 1-0 nga pika e bardhë duke gëzuar tifozët irlandezë në stadium.

Franca përgajtë pjesës së mbetur të pjesës së parë kishte dominimin në posedim, por vështirë gjente rastet, teksa një super mundësi u lëshua edhe nga Irlanda.

Sa i përket gjuajtjeve në portë, posedimit, pasimeve dhe mbrojtjes së zhvilluar, Franca duket më e mirë, përpos një kartoni të verdhë ku Irlanda është e vetmja statistikë në të cilën dominon.

Duket se gabimi i parë dhe i vetmi në pjesën e parë nga Franca i kushtoi me një gol i cili ia ka vështirësuar punën në takimin ndaj Irlandës me një disavantazh të papritur, shkruan Telegrafi.

Mbetet të shihet nëse Franca me ndihmën e publikut “Allez le Bleus” do t’ia dalë t’a rikthejë rezultatin dhe ta vazhdojë ëndrrën për triumf në tokën franceze.

Francë – Irlandë goli i pjesës së parë:

Francë – Irlandë, statistikat e pjesës së parë:

Ana ofensive

Performanca

Ana defensive