Site icon Telegrafi

Francë – Belgjikë, statistika dhe formacionet e mundshme

Foto: Getty Images

Të gjithë mezi janë duke pritur përballjen mes Përfaqësueses së Francës dhe Belgjikës në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Se kush është favorit në këtë ndeshje është vështirë të vendoset, por një gjë është e sigurt, spektakli nuk do të mungojë.

Franca ishte pjesë e Grupit C, e filloi me fitoren 2-1 ndaj Australisë, pastaj 1-0 ndaj Perusë dhe e përfundoi si e para e grupit me barazimin pa gola ndaj Danimarkës.

Në 1/8 e finales fitoi 4-3 ndaj Argjentinës, kurse në çerekfinale fituan ndaj Uruguait me rezultat 2-0.

Belgjika ishte pjesë e Grupit G, e filloi me fitoren 3-0 ndaj Panamasë, e vazhdoi me atë 5-2 ndaj Tunizisë dhe e përfundoi me atë 1-0 ndaj Anglisë.

Në 1/8 e finales fituan me rikthim 3-2 ndaj Japonisë, kurse në çerekfinale 2-1 nadj Brazilit.

Francë – Belgjikë, statistikat në këtë Botëror:

Golat e shënuar: 9 – 14

Gjuajtjet drejt portës: 56 – 85

Gjuajtjet në portë: 19 – 33

Pasime të kompletuara: 2037 – 2211

Kornerë: 15 – 30

Mesatarja e posedimit të topit: 51% – 53%

Të dy skuadrat pritet të fillojnë ndeshjen me lojtarët më të mirë në dispozicion, kurse më poshtë keni formacionet e mundshme:

Francë: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Tolisso, Giroud.

Belgjikë: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Carrasco, Fellaini, Witsel, Chadli, De Bruyne, Lukaku, E.Hazard. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1KMpP5mKHCg

Exit mobile version