Kombëtarja e Francës ka fituar ndeshjen e 1\8-tës së finales ndaj Republikës së Irlandës me rezultat 2:1.
Ishte Irlanda ajo që shënoi e para në minutën e dytë me anë të penalltisë, nga lojtari Robbie Brady, duke përfunduar pjesën e parë me këtë rezultat.
Por, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për kombëtares e Francës, që shënoi dy herë me sulmuesin Antoine Griezmann.
Po ky lojtar u zgjedh si më i miri i takimit, pasi golat e tij i siguruan Francës plasmanin në çerekfinale. /Telegrafi/