Telegrafi

Francë 1-0 Peru, notat e lojtarëve

Francë - Peru (Getty Images)

Kombëtarja e Francës ka fituar ndaj asaj të Perusë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupet e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Ekipi i Didier Deschamps ka marr edhe fitoren e dytë në Grupin C, duke mposhtur me vështirësi Perunë dhe duke siguruar tashmë kalimin tutje me gjashtë pikë të mbledhura.

Goli i vetëm në këtë fitore shumë të vuajtur të Gjerlave u shënua në minutën e 34-të nga sulmuesi Kylian Mbappe.

Lexo po ashtu Franca fiton edhe ndaj Perusë, siguron kualifikimin tutje në Kupën e Botës

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori N’Golo Kante, i cili u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mbrojtjes së Perusë, Rodriguez-Ramos, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/

Francë:

Peru: