Kombëtarja e Francës ka fituar ndaj asaj të Perusë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupet e Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Ekipi i Didier Deschamps ka marr edhe fitoren e dytë në Grupin C, duke mposhtur me vështirësi Perunë dhe duke siguruar tashmë kalimin tutje me gjashtë pikë të mbledhura.
Goli i vetëm në këtë fitore shumë të vuajtur të Gjerlave u shënua në minutën e 34-të nga sulmuesi Kylian Mbappe.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori N’Golo Kante, i cili u notua me 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mbrojtjes së Perusë, Rodriguez-Ramos, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/
Francë:
Peru: