Telegrafi

Franca zhbllokon ndeshjen që në start, shënon Theo Hernandez

Ndeshja mes Francës dhe Marokut është zhbllokuar që në start, me francezët që kanë shënuar.

Gjelat që shihet si favori në këtë ndeshje, kanë arritur të shënojnë në minutën e katërt me Theo Hernandez.

Një tollovi në zonën e Marokut, një top  i kthyer te Hernandez që gjuan me të parën në mënyrë akrobatike për të shënuar për 1-0.

Ky gol mund ta bëjë ndeshjen edhe më interesante në vijim. /Telegrafi/