Site icon Telegrafi

Franca zbulon planet për një ekosistem kombëtar të sporteve elektronike

Qeveria e Francës ka zbuluar detaje rreth strategjisë së saj të ardhshme në eSports, që synon të çojë më tej përfshirjen e vendit.

Plani i ri pritet ta bëjë Francën më tërheqëse për organizatoret e turneve, botuesit, zhvilluesit e lojërave si dhe organizatat e eSports shkruan esportsinsider.

Strategjia u prezantua nga Ministrja e Sporteve dhe Lojerave Olimpike Amelie Oudea-Castera, dhe Jean-Noël Barrot, Zëvendës Ministër për Tranzicionin Dixhital dhe Telekomunikacionin.

Kjo strategji do të vihet në lëvizje nga tre departamente të lidhura të Qeverisë Franceze: Ministria e Kulturës, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Sportit.

Strategjia e re lidhet drejtpërdrejt me planin që Presidenti i Francës Emanuel Macron shpalli në vitin 2022, i cili synon ta bëjë Francën një “komb të madh eSports”.

Përfaqësuesit e qeverisë tashmë po punojnë me BLAST për organizimin e Majorit të CS:GO, Paris Major 2023.

Qeveria franceze synon gjithashtu të forcojë më tej kapacitetin e ekosistemit francez të sporteve elektronike për të pritur ngjarje të mëdha ndërkombëtare të sporteve elektronike dhe për të pritur Javën Olimpike të Sporteve në Francë në fund të vitit 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version