Telegrafi

Franca zbulon emrin e lojtarit që zëvendëson Nkunkun e lënduar

Kombëtarja e Francës ka njoftuar se zëvendësuesi për Christopher Nkunku do të jetë Randal Kolo Munai, në skuadrën e tyre për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sulmuesi i RB Leipzig u pa duke u përplasur me Eduardo Camavinga të Real Madridit në stërvitje dhe duke shtrënguar menjëherë gjurin e tij pas.

Më vonë doli lajmi se ai do të humbiste Kampionatin Botëror për shkak të një ndrydhjeje në gju.

Trajneri Didier Deschamps nuk ka qëndruar duarkryq dhe tashmë ka zbuluar emrin e zëvendësuesit të Nkunku.

Faqja zyrtare e ekipit të Francës në futboll ka njoftuar se në vend të Nkunku është zgjedhur sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.

Kolo Muani u transferua te Eintracht verën e kaluar nga Nantes, dhe tashmë ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 23 ndeshjet ku ka luajtur.

Deri më tani ai ka dy paraqitje në emër të tij me Francës dhe po vlerësohet lartë nga njerëzit e futbollit. Sezonin e kaluar te Nantes, ai shënoi 20 gola në 41 ndeshje. /Telegrafi/